Futbollisti i Feronikelit ’74, Albin Prapashtica është shpallur me i miri për xhiron e fundit në Superligë, ka njoftuar të hënën Federata e Futbolli të Kosovës.
Prapashtica e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e 11-të, falë paraqitjes fantastike në fitoren e Feronikelit ’74 ndaj Dukagjinit, ndeshje në të cilën luajti 76-të minuta.
Feronikeli ’74 triumfoi me shifrat 3:0, ndërsa Prapashtica në këtë fitore kontribuoi me dy gola, duke qenë vendimtar në sigurimin e tri pikëve për ekipin e tij.
Vlerësimin e më të mirit e ka bërë Komisioni i Veteranëve të futboll, duke vënë në pah paraqitjen e shkëlqyeshme të Prapashticës, pastaj efikasitetin e tij para portës dhe angazhimin gjatë gjithë ndeshjes.
“Ai u dallua si një nga futbollistët më meritorë të kësaj xhiroje”, ka shkruar ndër të tjera FFK në njoftimin për “Yllin e Javës”, çmim që i takoi Albin Prapashticës.