Atletiko Madrid ka bërë një lëvizje të minutave të fundit, duke arritur marrëveshjen me mbrojtësin Çezar Azpilikueta! Madrilenët kanë parakaluar Interin dhe kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit që transferohet në Spanjë me parametra zero.
Pak ditë më parë, Interi arriti një marrëveshje verbale me lojtarin por pa firmosur kontratën dhe duket se ky hezitim, ka lënë zikaltërit pa gjë. Eksperti i merkatos, Fabricio Romano raporton se Azpilikueta do të firmosë një kontratë 2 vjeçare me Atletikon dhe ditët në vijim do të bashkohet me klubin.
Kontrata e lojtarit me Çelsin përfundon verën e ardhshme por për shkak të marrëdhënies që palët kanë dhe pas 8 vitesh eksperiencë së bashku ku kanë fituar gjithçka, klubi ka vendosur që ta lërë të lirë futbollistin.
PANORAMASPORT.AL