Tuesday, 10. March 2026
Sport

Do të pasojë trajnerin italian/ Patrik Klajvert rikthehet në stol, legjendës holandeze i besohet “timoni” i skuadrës së… 

GS 30/06/2023 1 Min. Lesezeit

 Legjenda holandeze, Patrik Klajvert do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Nga raportimet e fundit bëhet me dije se ish-sulmuesi ka mbërritur në Stamboll dhe në orët në vijim do të firmosë kontratën me klubin e Adana Demirspor, duke pasuar kështu italianin Vinçenco Montela.  

f7de2000124b40bfb9c879653df638d0

Holandezi, i lindur në vitin 1976, ishte trajner i Curaçao për vetëm gjashtë ndeshje nga maji deri në tetor 2021, si dhe trajner i ekipit të të rinjve të Barcelonës (2019-2021), ndihmës trajner i Kamerunit (2018-2019), drejtor sportiv i PSG-së (2016-2017) dhe ndihmës trajner i Holandës (2012-2014). 

Klajvert do të tentojë të lerë gjurmë edhe si drejtues pas shkëlqimit në fushën e blertë me skuadra prestigjioze si Ajaks, Barcelona dhe Milan.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: