Friday, 13. March 2026
Sport

Shkarkimi i legjendës, Del Piero: Gafë e madhe me Maldinin, klubin e presin provime

GS 06/07/2023 1 Min. Lesezeit

Duke folur për “Sky Sport 24” së bashku me Françesko Totin, ish-kapiteni i Juventusit, Alesandro del Piero, komentoi pas një muaji vendimin e Milanit për të shkarkuar Paolo Maldinin.

Del Piero

Ashtu si shumica e opinionit sportiv, edhe “Pinturikio” është shprehur kundër vendimit të pronarit kuqezi Xherri Kardinale për të shkarkuar një legjendë si Maldini.

“Maldini u tregua fitues edhe si menaxher. Një nga çelësat e suksesit të Milanit vitin e kaluar ishte padyshim prania e tij dhe disa lojtarë që janë zgjidhur pikërisht nga Paolo. Unë personalisht nuk i di vendimet e klubit, por ato ishin të qarta, ndaj Maldinit i uroj fat. Më vjen shumë keq për Paolon, sepse kur mendoj për Milanin, mendoj për Paolo Maldinin”, deklaroi Alesandro del Piero.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: