Friday, 13. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Kontratë 5-vjeçare dhe rrogë 2.8 milionë euro në sezon, Interi prezanton pasardhësin e Brozoviçit

GS 06/07/2023 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare, Davide Fratezi është lojtari më i ri i Interit. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet faqe zyrtare.

fratezi

Fratezi ka firmosur me Interin një kontratë 5- vjeçare gjatë së cilës do të fitojë 2.8 milionë euro në sezon dhe gjithë aventura e tij zikaltër ka marrë jetë dje në mbrëmje kur ka kryer vizitat mjekësore në Milano, teksa zyrtarizimi erdhi mbrëmjen e sotme. Italiani do të zëvendësojë kështu, Brozoviçn e larguar drejt Arabisë Saudite.

frateziiii

Edhe pse numri do të bëhet i ditur në ditën e prezantimit të tij, 23-vjeçari pritet të zgjedhë fanellën me numër 16, të njëjtën që kishte te Sasuolo.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: