Friday, 13. March 2026
Sport

Gabriel Zhezus rrëfen momentin e vështirë të karrierës: Si Guardiola më bëri për të qarë…

GS 06/07/2023 1 Min. Lesezeit

Gabriel Zhezus ka treguar momentin më të vështirë të karrierës së tij, kur Pep Guardiola e bëri të qante, në kohën kur sulmuesi brazilian luante për Mançester Sitin.

dfgrg

Duke folur për kanalin YouTube Denílson Show, një podcast i organizuar nga ish-lojtari i Brazilit, ai kujtoi  ngjarjen e ndodhur në sezonin 2021-2022, në prag të ndeshjes ndaj PSG, në fazën e grupeve të Championsit.

“Guardiola futi Zinçenkon në sulm. Çmenduri! Një ditë më parë, në stërvitje, as nuk e aktivizoi fare Zinçenkon, ndërsa unë isha sulmuesi kryesor. Ditën tjetër, dy orë para ndeshjes, tha që ai do të ishte në formacion, në vendin tim. Madje, Zinçenko më tha me të qeshur se i vinte keq për mua. E përjetova shumë keq. Nuk hëngra, shkova menjëherë në dhomën time duke qarë, telefonova nënën sepse kisha nevojë të flisja. I thashë se doja të ikja fare nga grumbullimi”, deklaroi Zhezus.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: