Kristiano Ronaldo do të shijojë nesër përsëri Ligën e Kampioneve. Jo atë në Europë, por në Azi, teksa Al Nasr luan një sfidë të komplikuar në transfertë përballë Persepolis. ëëj sfidë ku ndoshta shumë tifozë vendas do të jenë më shumë mbështetës të portugezit se sa të skuadrës iraniane.
Kjo shihet nga mënyra se si është pritur ekipi arab në Iran, me një turmë prej mijëra njerëzish që ka shoqëruar autobusin nga aeroporti e pastaj në rrugë deri në hotel.
Iran is Yellow today 💛💛💛
Thank you to all the Iranian fans for this warm welcome 🤩🤩💛🇸🇦🇮🇷#AlNassr #CristianoRonaldo #Ronaldo #Ronaldo𓃵 #mane #CR7 #CR7𓃵 #Brozovic #Otavio #Saudi #Iran #السعودية #النصر #ايران #رونالدو #برسیبولیس #Persepolis pic.twitter.com/zR8J8XBSIh
— FAISAL RSL (@SaudiPLf) September 18, 2023
Tifozët kishim mbushur çdo mbikalim, apo ishin ngjitur në këmbë edhe në kodrat anës rrugës për të parë më mirë autobusin, teksa më pas ka nisur dhe pushtimi i hotelit ku qëndronte ekipi arab, sepse me mijëra tifozë ishin rrotull tij.
Just unreal scenes 🤯🤯
All this for Al Nassr, for Cristiano Ronaldo, for the GOAT 🥶🥶🐐#AlNassr #CristianoRonaldo #Ronaldo #Ronaldo𓃵 #mane #CR7 #CR7𓃵 #Brozovic #Otavio #Saudi #Iran #إيران #السعودية #النصر #ايران #رونالدو #برسیبولیس #Persepolispic.twitter.com/Pxs7wp3bPl
— FAISAL RSL (@SaudiPLf) September 18, 2023
Forcat e sigurisë nuk mjaftuan dhe qindra tifozë hynë në ambientet e brendshme. Ndaj u desh ndihma e policisë për të qetësuar situatën dhe boshatisur hollin e hotelit.
🚨🚨🚨🚨🚨🚨- Breaking:
The Iranian fans stormed into the hotel where Al Nassr is located while chanting Ronaldo 🥶🥶🥶🥶🥶 🤯🤯🇮🇷#AlNassr #CristianoRonaldo #Ronaldo𓃵 #mane #CR7 #CR7𓃵 #Iran #السعودية #النصر #ايران #رونالدو #برسیبولیس #Persepolis pic.twitter.com/bIOx8DKyR0
— Darpan Solanki (@DarpanDHS16) September 18, 2023
Në fund, Al Nasr u detyrua që të anulonte stërvitjen një ditë para ndeshjes, pasi ishte e pamundur që të largohej nga hoteli për të shkuar në stadium.
PANORAMASPORT.AL