Thursday, 9. April 2026
Sport

VIDEO/ Gjimshiti në fushë, De Ketelare protagonist! Atalanta triumfon dhe i vihet në ndjekje ekipeve të kreut

GS 24/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 5-të të Seria A.

JyXjJiY635Wt5cs

Atalanta ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Kaljarit të Klaudio Ranierit. Goli i parë erdhi në minutën e 33′ nga Lukman, falë asistit të De Ketelares. (VIDEO)

Sfida u vulos në të 76′ nga Pasaliç. (VIDEO)

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti e nisi sfidën si titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Nga ana tjetër Fiorentina triumfoi në transfertë me shifrat 2-0 ndaj Udinezes. Golat u shënuan nga Martinez dhe Bonaventurës.

FDGF

PANORAMASPORT.AL

Teilen: