Ndeshja klasike e futbollit holandez mes dy rivalëve të Ajaks dhe Fejenord, është mbyllur sot para kohe, për t’u braktisur plotësisht në pjesën e dytë të saj për shkak të trazirave të tifozëve vendas.
Ajaksi po mundej 3-0 në “Johan Krujf Arena” të Amsterdamit nga miqtë të cilët kishin dominuar plotësisht ndeshjes dhe kjo solli tërbimin e tifozëve vendas të cilët nuk e pranojnë kurrsesi gjendjen aktuale të skuadrës së tyre që është larg kreut.
Ata nisën të hidhnin fishekzjarrë në fushë, duke bërë që ndeshja të ndërpritej dy herë dhe në të dytën, gjyqtari vendosi të kthente lojtarët në dhomat e zhveshjeve, për të pezulluar takimin.
Por situata nuk u qetësua, përkundrazi. Tifozët e tërbuar rrethuan stadiumin dhe filluan të vandalizonin ambientet e klubit në shenjë proteste ndaj drejtuesve të cilët i shohin si përgjegjësit kryesorë të kësaj situate.
#ajafey Hoofdingang pic.twitter.com/uKuBmyiNmm
— 7+7 (@Miiiiiiiikeeee) September 24, 2023
Për të shpërndarë turmen u ndesh ndërhyrja e policisë, me gaz lotsjellës, por edhe duke hyrë me kuaj mes tifozëve të cilët vetëm në këtë mënyrë u larguan nga ambientet rreth stadiumit.
Er werden voorwerpen gegooid richting politie. Agenten te paard komen weer in actie. #Ajax #ajafey pic.twitter.com/NkTBVTgAF7
— Youri Buis (@YouriBuis) September 24, 2023
PANORAMASPORT.AL