Tashmë dihet prej kohësh që Barcelona do të bëjë një përforcim për qendrën e mbrojtjes për sezonin e ri. Janë përmendur shumë emra vazhdimisht këto kohë, sidomos Alessandro Bastoni, por italiani për momentin është më afër Real Madridit.
Barcelona nuk humb kohë dhe ka piketuar një tjetër objektiv për qendrën e mbrojtjes. Bëhet fjalë për ekuadorianin Joel Ordonez, i cili bëri një paraqitje të mirë këtë Botëror, sidomos në fitoren e Ekuadorit 2-1 ndaj Gjermanisë, në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve.
Hansi Flick pëlqen shumë cilësitë dhe aftësitë e 22-vjecarit dhe e sheh atë si një partner ideal bashkë për Pau Cubarsi në qendrën e mbrojtjes. Megjithatë, largimi i Ordonez nga Club Brugge nuk do të jetë edhe aq i lehtë. Belgët kërkojnë 40-45 milionë euro për të lënë të lirë 22-vjeçarin.
Përveç Barcelonës, Ordonez ndiqet edhe nga klube të tjera të ëmdha, sidomos ato në Premier League, Liverpool, Tottenham dhe Chelsea.