Arsenal ka pësuar sot humbjen e parë të sezonit në Premier League. Kampionët në fuqi janë mundur 3-0 nga Brighton, në sfidën e javës së pestë. Ishte mesfushori gjerman, Pascal Gross që zhbllokoi shifrat me një supergol në minutën e 30-të, me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 40-të, Yasin Ayari iu afrua golit të dytë për Brighton, por goditja e tij përfundon pak jashtë shtyllës së djathtë. Në fund të pjesës së parë ishte Charalampos Kostoulas, i cili dyfishoi shifrat për vendasit me një tjetër supergol, po nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Brighton.
Në minutën e 57-të, ishte Chema Andres që shënoi me kokë, pas krosimit nga këndi nga Pascal Gross. Ky është goli i parë në Premier League për Chema Andres, mesfushorin e dalë nga Real Madrid, por që u transferua nga Stuttgart për te Brighton, gjatë verës së kaluar.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Brighton fiton 3-0 dhe ngjitet në vendin e tretë me 10 pikë, Arsenal mbetet në vendin e dytë me 12 pikë.
Në dy ndeshjet e tjera, Newcastle fitoi 2-1 ndaj Hull City në “St.James’ Park”. Kjo është humbja e parë për Hull City për këtë sezon në Premier League. Everton fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Ipswich Toën.