Inter barazoi 2-2 ndaj Romës në supersfidën e javës së pestë në Serie A, e cila u luajt në “Olimpico”. Një pjesë e parë shumë e dobët për zikaltrit, të cilët ndryshuan komplet fytyrë në pjesën e dytë.
Në intervistën për DAZN pas ndeshjes, trajneri i Interit, Cristian Chivu, la të kuptohej se u ka folur ashpër lojtarëve të tij në pushimin pas pjesës së parë, por nuk zbuloi asgjë duke thënë se “disa gjëra mbeten mes tyre”.
“Do ta nis nga pjesa e dytë, pasi u thashë lojtarëve atë që mendoja gjatë pushimit dhe kjo mbetet mes nesh. Është e vërteta absolute, është ajo që mendoj dhe jam i bindur se edhe ata e dinë këtë.
Kishim përballë një kundërshtar të madh, e dimë se çfarë përfaqëson Roma, dhe ishte një ndeshje argëtuese. Mendoj se në pjesën e dytë treguam më shumë sesa kemi parë deri tani këtë sezon. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. E përsëris, disa gjëra mbeten mes meje dhe lojtarëve, por gjithsesi është një pikë e mirë në një fushë ku është e vështirë të luash për këdo”, tha Chivu.