Pas plot 14 vitesh mungesë, Anglia përjetoi sot “Dockers’ Derby”, mes Milwall dhe West Ham, që u mbyll në barazim 2-2. Përballja mes këtyre dy ekipeve është një nga rivalitetet më të mëdha dhe më të tensionuara në historinë e futbollit anglez.
Historia e këtij derbi nis në fund të shekullit XIX, ku të dyja ekipet u kirjuan nga punëtorët e porteve dhe kantieret e anijeve përgjatë lumit Thames. Punëtorët e secilit ekip përfaqësonin dy fabrika të ndryshme. Përpara se të kthehej në një rivalitet historik në futboll, së pari ishte një rivalitet ekonomik dhe social mes punëtorëve të dy kompanive të mëdha.
Përballjet mes këtyre dy klubeve janë shoqëruar gjithmonë me tensione dhe trazira të mëdha. Përsa i përket sfidës së sotme, e luajtur në “The Den”, stadium që ndodhet në Londrën juglindore.
Milwall e drejtuar nga skocezi Alex Nail, e nisi mjaft mirë takimin duke e mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë. Derbi u zhbllokua në minutën e 16-të, ku pas dy tentativave të para të ndaluara nga portieri Hermansen, portieri i Tottenham, në tentativën e tretë, ishte Caleb Taylor që dërgoi topin në rrjetë.
Në shtesën e pjesës së parë, vendasit dyfishuan shifrat me Camiel Neghli, i cili shënoi pas një topi të ardhur në zonë nga një rivënie e fuqishme anësore. Pjesa e dytë e derbit ishte më e mirë për Wsest Ham-in e drejtuar nga portugezi Nuno Espirito Santo. Në minutën e 74-të, ishte francezi Mohamadou Kante që rihapi takimin me një gol të bukur nga distanca.
Në minutën e 80-të, Konstantinos Mavropanos do të barazonte shifrat 2-2, duke shënuar me kokë, pas një krosimi në zonë. West Ham e mbylli takimin me 10 lojtarë, pasi Mohamadou Kante u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 89-të, pas një faulli jashtë zone ndaj kundërshtarit, që ishte në pozicion të favorshëm për të shënuar golin e tretë, pas një topi të humbur nga mesfushori francez.
Derbi mbyllet 2-2. Milwall renditet në vendin e 10-të me 11 pikë, ndërsa West Ham mban momentalisht vendin e parë me 15 pikë.