Borussia Dortmund ka marrë fitoren e katërt rresht në Bundesligë. Verdhezinjtë e drejtuar nga Niko Kovac fituan sot 0-1 në transfertën delikate ndaj Stuttgart.
Vendimtar në “MHPArena” ishte goli i shënuar nga Maximilian Beier, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të mrekullueshëm të Jobe Bellingham. SHIKOGOLIN
Në minutën e 73-të, Dortmund i afrohet golit të dytë, por goditja e Konstantinos Karetsas përfundoi pak jashtë shtyllës së djathtë.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Borussia Dortmund fiton 0-1 dhe kryeson e vetme me 12 pikë. Stuttgart e ka nisur shumë keq këtë sezon dhe renditet momentalisht në vendin e 14-të.
Teilen: