Sunday, 23. August 2026
Sport

Eksperienca e parë jashtë Italisë, ish-trajneri i Romës prezantohet te klubi i Premier Ligë

GS 22/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ivan Juriç është trajneri i ri i Sauthempton, siç dhe pritej. 49-vjeçari zëvendëson Rasëll Martin, i cili u shkarkua pasi klubi përfundoi në garë për mbijetesë.

Juriç po provon kështu për herë të parë një eksperiencë jashtë Italisë. Herën e fundit ishte pjesë e Romës, një aventurë e cila nuk shkoi si duhet.

Kroati u largua nga Roma duke e lënën në vendin e 12-të me 13 pikë pas 12 javësh të luajtura.

Detyra e tij është të bëjë mrekullinë me Sauthempton që mbyll tabelën e Premier Ligë me vetëm 5 pikë pas 16 javësh.

Teilen: