Tuesday, 30. June 2026
Futboll

Gonçalo Ramos u zyrtarizua te Milan, PSG e zëvendëson me sulmuesin që po shkëlqen në Botëror

GS 30/06/2026 1 Min. Lesezeit

Pasditen e sotme u zyrtarizua transferimi i Gonçalo Ramos nga PSG te Milan, për një shifër mbi 70 milionë euro. Portugezi do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e kuqezinjve.

Në anën tjetër, PSG nuk humbet kohë dhe ka piketuar zëvendësuesin ideal të Gonçalo Ramos. Kampionët në fuqi të Europës kanë zgjedhur Folarin Balogun, sulmuesin amerikan të Monaco, i cili në sezonin e fundit shënoi 19 gola dhe dha 5 asiste për klubin e Principatës.

24-vjeçari po shkëlqen në Botëror edhe me kombëtaren e tij, ku ka shënuar 3 gola deri tani. Largimi i tij nga Monaco s’do të jetë aspak i lehtë. Balogun është nën kontratë deri në vitin 2028. Monaco kërkon mbi 60 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin.

Teilen: