free page hit counter
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 23, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

“Interi fitoi derbin 5-1”, Guardiola: E dija që ishte një skuadër e fortë, ne e mundëm vetëm se…

18/09/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Siti nis aventurën në Champions si kampion  në fuqi, ku në ndeshjen e parë do të presë Crvena Zvezdën. Trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, kërkoi të largonte presionin nga skuadra e tij, duke thënë se është ende herët për të folur për mbrojtjen e titullit. Gjithashtu spanjolli nuk i kurseu as elozhet për Interin, me të cilin u përballë në finale sezonin e kaluar.

guardiola

Mbrojtja e Champions-it… më shumë presion?

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Çdo sezon ne e nisim kompeticionin me qëllimin për të fituar ndeshjen e parë. Në fillim faza në grupe, më pas të fitojmë 1/8-at. Ne nuk kemi ndryshuar kur nuk kemi fituar. Ne jemi jashtë mase të lumtur për të mbrojtur këtë kurorë. Kompeticioni nuk të lejon të bësh gabime. Gjithmonë kemi qenë të fortë në shtëpi dhe nesër është hapi i parë.

Më të relaksuar pas fitimit të Champions-it?

E rëndësishme është që lojtarët nuk ndihen të relaksuar. Nëse bordi është i qetë atëherë është mirë, pasi ata nuk shënojnë gola. për klubin tonë që të fitonim Ligën e Kampionëve ishte diçka e mrekullueshme.

Finalja në “Wembly”?

Nuk e mendoj. Duhet fituar njëherë ndeshja e parë. për finalen mendohet gjatë çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve. Deri atëherë është një kohë e gjatë.

Kujtime nga Stambolli?

Nuk e kam parë më ndeshjen. Shikoni se çfarë ndodhi me skuadrën që ne e mundëm. Kampionati italian, derbi i fituar 5-1. Kisha një ndjesi që ishte një skuadër mjaft e fortë. Ata e provuan këtë gjë, duke na e bërë të vështirë. Fitorja erdhi sepse monedha ra në favorin tonë. mendoj se Interi është një kandidat për t’u rikthyer në finale. Unë preferoj të mund skuadra të ndryshme. Finalja ishte vërtet konkurruese.

Pritjet e Edersonit në finale?

Kam shumë kujtime kur Edersoni priste. Dhe kundërshtarët bënë pritje të mira. Për ne, Ederson është një lojtar kyç.

Situata me dëmtimet?

Po bëhen më mirë, por nuk janë gati për nesër (Kovaçiç dhe Grilish). Shpresojmë të rikthehen për Notinghemin ose ndeshjet pasardhëse. Na duhet Xheku që të konkurrojë me Dokun.

Trajneri i Crvena Zvezdës?

Sezonin e kaluar ishte trajneri i Makabi Haifës dhe ata kishin një grup të vështirë kundër PSG-së. Kam parë pak se çfarë bëri ai me Makabin kundër Mbapes dhe Mesit. Jemi të impresionuar nga kurajë dhe trimëria. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, nesër do të jetë e afërsisht e njëjta gjë.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

Shehi pas fitores ndaj Kukësit: Na penalizoi terreni

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In