Milani dhe Fenerbahçe sapo kanë përfunduar dokumentacionin për transferimin e përhershëm të Rade Kruniçit. Shifrat përfundimtare të operacionit janë si më poshtë: 3 milionë euro pjesë fikse plus 1/1,5 milionë euro bonus.
Në orët e para të pasdites Kruniçi zbarkoi në Stamboll ku u prezantua, teksa nga sot do të jetë në stërvitjen me shokët për të nisur aventurën e tij të re. Boshnjaku u përdor shpesh në fillim të sezonit, por pas dëmtimit Pioli nisi ta mbante gjithmonë e më shumë në stol.
Tashmë ai bëhet transferimi i parë i merkatos së dimrit të Milanit që arkëton kështu një shumë e cila ishte shpenzuar pak ditë më parë për kartonin e Terraçanos.
MERKATO NË HYRJE – Te Milani vazhdon për një qendërmbrojtës (Brasier i Brestit është ideali, por ka distanca mes Milanit dhe francezëve) dhe aktualisht, nuk ka asnjë lajm për lëvizje të tjera.
Askush në sulm, përveç sondazhit për Ngonzhen e Veronës (i cili gjithsesi nuk do të ishte zëvendës i Zhirusë). Shqetëson fakti që nuk po blihet askush edhe në mesfushë, por në orët e fundit ka pasur disa thashetheme për një interesim për Matiçin.
Lojtari i Ren (rivali i Milanit në Ligën e Europës) ka probleme për të cilat jo më larg se dje ka fajësuar veten, megjithatë drejtuesit kuqezi e vlerësojnë si një afrim potencial që nuk do të kishte kosto pasi serbi mund të largohet falas nga klubi francez.
PANORAMASPORT.AL