Saturday, 15. August 2026
Futboll

Kualifikimi i Meksikës kthehet në tragjedi, 3 të vdekur në Mexico City gjatë festimeve

GS 01/07/2026 1 Min. Lesezeit

Dy persona vdiqën në Mexico City gjatë festimeve pas fitores ndaj Ekuadorit, e cila i çoi vendasit në raundin e 16-të të Kupës së Botës.

Një grua 19-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar vdiqën nga asfiksia në turmë”, tha komisioneri i shëndetësisë i qytetit.

Mediat lokale raportuan më pas edhe një vdekje të tretë, por kjo nuk është konfirmuar ende nga autoritetet meksikane.

Sipas vlerësimeve të qeverisë së qytetit, mbi një milion njerëz u mblodhën në rrugët e Mexico City pas ndeshjes, veçanërisht rreth monumentit të Engjëllit të Pavarësisë.

Teilen: