Coventry i drejtuar nga Frank Lampard ka marrë fitoren e parë në Premier League pas plot 25 vitesh mungesë në elitë. Në ndeshjen e javës së pestë në Premier League, Coventry bëri surprizën duke fituar 0-1 në transfertën ndaj Nottingham Forest.
Golin vendimtar të takimit e shënoi Jay Dasilva në minutën e 55-të, pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutën e 88-të, Igor Jesus barazon shifrat, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes mike. Megjithatë, festa e vendasve zgjat shumë pak. Ndëryh VAR, anulohet goli për faull gjatë aksionit.
Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Coventry fiton 0-1 dhe merr tre pikët e para pas 4 humbjeve rresht dhe lë pas Tottenham dhe Fulham. Nottingham Forest mbetet në vendin e 12-të.