Thursday, 2. July 2026
Futboll

Man. United ka gati goditjen e parë në merkato për këtë verë, 70 milionë euro për krahun e majtë

GS 02/07/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester United nuk ka qenë shumë aktiv deri tani në këtë merkato. Por, “Djajtë e Kuq” duket se kanë gati goditjen e parë të verës. Mediet angleze bëjnë me dije se Manchester United është pranë transferimit të Maxi Araujo, anësorit të majtë të Sporting Lisbon.

Michael Carrick e sheh uruguajanin si përforcimin e ideal për krahun e majtë. Araujo ka treguar që është shumë i zoti, për aftësitë mbrojtëse në këtë krah, por nuk i mungojnë aspak as cilësitë sulmuese.

Largimi i Araujo nga Sporting Lisbon nuk do të jetë aspak i lehtë. 26-vjeçari është nën kontratë deri në vitin 2029 dhe Sporting Lisbon i ka vendosur një klauzolë largimi prej 80 milionë eurosh. Ndërkohë mediumi portugez, Record, zbulon se marrëveshja mes dy klubeve mund të arrihet për shifrën 70 milionë euro. Bisedimet mes palëve janë në rrugë të mbarë dhe shumë shpejt pritet finalizimi.

Teilen: