Saturday, 19. September 2026
Futboll

Meriton Korenica zë vendin e Rrudhanit te Kosova

GS 19/09/2026 1 Min. Lesezeit

Meriton Korenica do të jetë pjesë e Kosovës për katër ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.

29-vjeçari ka zënë vendin e Donat Rrudhanit, i cili ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes dhe nuk do të mund t’u bashkohet “Dardanëve”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Korenica ishte pjesë e listës së zgjeruar të përzgjedhësit Franco Foda. Ai aktualisht është pjesë e klubit rumun FCSB, të cilit iu bashkua nga CFR Cluj.

Në 12 paraqitje këtë sezon, në të gjitha garat me Clujin dhe FCSB-në, Korenica ka realizuar katër gola dhe ka kontribuar me një asistim.

Ndërkohë, Rrudhani aktivizohet te Sioni në Zvicër. Në 15 ndeshje këtë edicion, ai ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Teilen: