Duke qenë se Rafael Leao vendosi të ndajë rrugët me Milanin në fund të sezonit të kaluar, dy vite para përfundimit të kontratës, drejtuesit kuqezi kanë pasur një takim së fundmi me përfaqësuesit e portugezit për të vendosur çmimin për kartonin e tij.
Sipas raportimeve që vijnë nga Italia, Milan kërkon 60-70 milionë euro për të lënë të lirë Leao-n, por nuk përjashton as mundësinë e huazimit me detyrim blerje në fund të sezonit të ardhshëm.
Deri tani propozimet konkrete kanë ardhur nga Galatasaray dhe Fenerbahce, por që janë refuzuar nga sulmuesi portugez. Milan shpreson që një mes Tottenham dhe Manchester United të jetë i gatshëm të paguajë shifrën në fjalë.
“Djajtë e Kuq” dhe londinezët kanë kohë që ndjekin situatën e portugezit, por me shifrën e kërkuar nga Milan duket e vështirë që në këtë moment një prej dy klubeve të ndërrmarë këtë iniciativë, duke parë edhe formën e dobët të portugezit në sezonin e fundit.