• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muhamed Thaçi: Besoj se Ylli fiton në fund, e mposht në finale Trepçën!

26/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trepça dhe Golden Eagle Ylli janë me një këmbë në finalen e basketbollit kosovar pasi kanë krijuar avantazh prej 2-0 në ndeshjet gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës respektivisht Pejës.

Dje u zhvillua edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës aty ku mitrovicasit triumfuan pas një ndeshje të ngushtë me rezultat 85-86.

Ish basketbollisti kosovar, Muhamed Thaçi gjatë një prononcimi në “GazetaBlic Sport” ka thënë se nuk pret befasi nga seria e gjysmëfinaleve dhe potencon se pret që Trepça dhe Ylli të kryejnë punë në ndeshjet e radhës duke mbyllur seritë me rezultat 3-0.

“Ylli është në një formë shumë të mirë, nuk jam befasur që ka mposhtur Pejën. Prishtina më ka befasuar është dashur të ishte 1-1, megjithatë Trepça është ekip më i mirë. Mendoj që në fund Ylli bëhet kampion”, tha Thaçi për GazetaBlic Sport.

Tutje, Thaçi tregoi edhe për aventurën e tij si trajner në Izrael ku menaxhon skuadrën e Elitzur Ramla.

“E kemi fitu Superkupën, e kemi fitu titullin, kemi humbur finalen në kupë. Është sukses i madh, ekipi im është më i miri në histori të basketbollit izraelit. Kemi pasur serinë 34-2. Vetëm dy humbje. Kam vazhduar kontratën për dy vite. Besoj që do të luajmë edhe në Euro Kupë që është arritje shumë e madhe”, tha ai për GazetaBlic Sport.

Next Post

Ragnik afër firmës me Bajernin, ja katër arsyet pse trajneri do e ketë të vështirë në Mynih

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.