Sunday, 17. May 2026
Sport

Ngacmonte seksualisht punonjëset, pezullohet për dy vjet ish-sulmuesi holandez

GS 16/11/2023 1 Min. Lesezeit

Gjykata Sportive e Holandës mori vendimin këtë të enjte për të përjashtuar me dy vjet (njërin prej tyre me kusht) të Marc Overmars nga çdo rol në futboll.

Arsyeja e këtij vendimi është sjellja e ish-sulmuesit holandez, i cili u dërgonte imazhe seksuale punonjëseve në kohën kur ishte drejtor sportiv tek Ajaxi.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “në shqyrtimin e sanksionit të duhur, komisioni disiplinor mori parasysh se çështja ishte shumë e publikuar, në dëm të të akuzuarit”, ku theksohet gjithashtu se “sjellja e papërshtatshme” e Overmarsit zgjati shumë dhe kishte disa raste të identifikuara.

Holandezi dha dorëheqjen nga detyra në shkurt 2022 nga Ajaxi, por nënshkroi një muaj më vonë me Antëerpin, në Belgjikë.

Ish-sulmuesi holandez ka fituar Championsin me Ajaxin gati tri dekada më parë, si dhe ka luajtur për Arsenalin dhe Barcelonën./Lajmi.net/

Teilen: