Saturday, 15. August 2026
Futboll

Norvegjia bën mrekullinë, trajneri Solbakken: Nëse i mbijetoj këtij Botërori do t’i mbijetoj gjithçkaje

GS 03/07/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka komentuar edhe një here emocionet që përjetoi kur kombëtarja e tij fitoi ndaj Bregut të Fildishtë. Fitore që kualifikoi nordikët mes 16 më të mirave, ku do të përballen me Brazilin.

“Nëse i mbijetoj kësaj sfidë të radhës, do t’i mbijetoj gjithçkaje. Fakti që jemi në gjendje të fitojmë është ndoshta ajo për të cilën jam më krenar”, deklaroi trajneri i Norvegjisë.

Është një lloj vuajtjeje që ndoshta nuk mund ta gjesh askund tjetër; një ndjenjë që thjesht nuk mund ta gjesh nga asnjë ndeshje tjetër. Ajo ndaj Bregut ishte një fitore e merituar”, tha Solbakken.

Tani do të luajmë kundër një skuadre fantastike që ka disa përbindësha. Ne do të kemi shanset tona dhe shpresoj të avancojmë më the”, tha Solbakken.

Teilen: