Barcelona ka marrë fitoren e shtatë rresht në La Liga këtë sezon. Katalanasit kanë fituar 1-3 në transfertën ndaj Sevilla. Në minutën e 19-të vjen goli i parë në “Ramon Sanchez Pizjuan”, Youssouf Fofana shënon me kokë për vendasit, pas krosimit të Felix Correia.
Reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat në minutën e 22-të me Raphinha. Braziliani shënoi një gol tejet të bukur, pas asistit të marrë nga Andreas Christensen. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund të pjesës së parë, që mbyllet 1-1.
Barcelona e nisi më mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit sërish me Raphinha. Braziliani shënoi me kokë në minutën e 52-të, pas krosimit perfekt të Lamine Yamal.
Në minutën e 70-të, përsëritet skena e golit të dytë për Barcelonën. Yamal asiston, Raphinha shënon golin e tretë personal dhe të tretin për skuadrën e tij. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Barcelona fiton 1-3 dhe kryeson renditjen me 21 pikë të plota në 7 javët e para. Sevilla mbetet për momentin në vendin e pestë me 13 pikë.