Tuesday, 21. July 2026
Futboll

Parashikimi profetik i Guardiolës në “Controcampo”, 25 vite më parë: “Italia ka 3 Botërorë, por…”

GS 21/07/2026 1 Min. Lesezeit

Një deklaratë e Pep Guardiolës, e bërë më 21 tetor 2001 në emisionin italian “Controcampo”, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas triumfit të Spanjës në Botërorin 2026. Në atë kohë, si mesfushor i Brescia, Guardiola analizonte dallimet mes futbollit italian dhe atij spanjoll, duke bërë një parashikim që sot duket profetik.

“Italia ka tri Kupa Bote, por futbolli spanjoll po rritet shumë. Ne po investojmë te filozofia e lojës, te formimi i lojtarëve dhe besoj se në të ardhmen do të korrim frytet”, – ishte thelbi i mesazhit të Guardiolës, që në studio i la të gjithë pa fjalë.

Një çerek shekulli më vonë, fjalët e tij marrin edhe më shumë peshë. Spanja sapo fitoi Botërorin 2026, duke konfirmuar dominimin e viteve të fundit pas sukseseve në “Euro 2008”, Botërorin 2010, “Euro 2012”, “Euro 2024” dhe tani një tjetër titull botëror. Ndërkohë, futbolli italian vazhdon të përballet me vështirësi, pasi kombëtarja mungoi edhe në Botërorin 2026, i treti radhazi, duke thelluar krizën e vet në arenën ndërkombëtare.

Teilen: