Pep Guardiola thuhet se ka konfiskuar 60 shishe shampanjë që u ishin dorëzuar lojtarëve të Manchester Cityt pas fitores së tyre në mesjavë kundër Real Madridit.
City rezervoi vendin e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve me një shkatërrim total 4-0 të Real Madridit të mërkurën.
Pas një barazimi të tensionuar 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales, City i grisi kundërshtarët spanjollë në ‘Etihad Stadium’ për të siguruar një fitore të përgjithshme 5-1.
Skuadra e Guardiolës do të shfaqet në finale për herë të dytë në historinë e klubit dhe tani janë vetëm tre fitore larg sigurimit të tripletës.
Arritja në finale dhe duke e bërë këtë me një performancë kaq të jashtëzakonshme u dha të gjithëve të lidhur me Cityn një kauzë të mirë për të festuar.
Megjithatë, nëse lojtarët e kampionit anglez kishin shpresuar të hapnin tapat e shampanjës pas ndeshjes, atëherë Pep kishte ide të tjera.
Sipas ‘Daily Mail’, “stafi i sigurisë hoqi 60 shishe shampanjë që ishin porositur për dhomën e zhveshjes” pas ndeshjes të së mërkurës.
Guardiola mësohet se i ka ndaluar festimet derisa të kenë fituar trofeun e tyre të parë në ndjekjen e tyre të trefishtë.
Zyrtarëve të klubit supozohet se “u ishte thënë se shampanja ishte dërguar gabimisht nga stafi i mikpritjes” dhe ishte “qëllim që të vendosej në dhomën e zhveshjes të dielën” kur City do të festojnë titullin kampion të Anglisë./Lajmi.net/