Thursday, 2. July 2026
Futboll

Rabiot “mërzitet” shpejt dhe do të largohet vetëm pas një sezoni? Te Milan janë në ankth për vendimin e francezit

GS 02/07/2026 1 Min. Lesezeit

Adrien Rabiot mund të largohet vetëm pas një sezoni te Milan, ku u transferua verën e kaluar për 25 milionë euro nga Olimpique Marseille. 31-vjeçari i bindi të gjithë me paraqitjet e tij në sezonin e parë te kuqezinjtë, duke bërë diferencën në fushë.

Po ashtu edhe te Franca, Rabiot gëzon besimin e plotë të Didier Deschamps dhe është një nga pikat kyçe të “Gjelave”. Për momentin është i fokusuar i gjithi te Kupa e Botës, por mesfushori francez mund të ndërrojë sërish klub këtë verë.

CalcioMercato.com raporton se Max Allegri ka kërkuar nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, transferimin e Rabiot, pasi e sheh francezin si njeriun e duhur për të udhëhequr mesfushën e Napolit. Ende nuk ka diçka konkrete, por te Milan janë në ankth për të ardhmen e francezit, e cila do të vendoset menjëherë pas përfundimit të Botërorit.

Teilen: