Zinedine Zidane nis zyrtarisht aventurën si trajner i Francës, duke sjellë një qasje më kufizuese ndaj mediave, ndryshe nga 14 vitet e drejtimit të Didier Deschamps.
Për listën e tij të parë të të grumbulluarve, në prag të ndeshjes me Belgjikën më 5 tetor në “Stade de France”, ish-trajneri i Real Madridit ka hequr kamerat televizive nga salla e konferencave për shtyp. Grumbullimi dhe konferenca do të transmetohen vetëm përmes kanaleve zyrtare të Federatës Franceze të Futbollit (FFF).
Ndryshimi përfshin edhe heqjen e prezantimit tradicional të lojtarëve në hyrje të “Clairefontaine”, ku më parë vëmendja shpesh përqendrohej edhe te veshjet e futbollistëve. FFF do të menaxhojë vetë shpërndarjen e përmbajtjeve video, me synimin për të mbrojtur lojtarët, ndërsa gazetarët do të kenë ende akses në zonat mikse gjatë ditëve të para të grumbullimit.
Gjithashtu, Zidane nuk do të japë asnjë intervistë individuale gjatë gjithë kësaj periudhe të kombëtareve, duke konfirmuar rezervimin e tij të njohur ndaj mediave.
