Saturday, 19. September 2026
Futboll

Salah bën “magji”, Trabzonspor turpëron Galatasaray-in dhe e bën garën për titull më të fortë se kurrë (video)

GS 19/09/2026 2 Min. Lesezeit

Ndryshe nga vitet e fundit, ku Galatasaray ka dominuar plotësisht në Superligën turke, këtë sezon gara për titullin kampion do të jetë shumë e fortë, duke parë merkaton dhe formën që po tregojnë këtë fillim sezoni dhe tre ekipet e tjera të mëdha si Besiktas, Fenerbahce dhe Trabzonspor.

Pikërisht këta rë fundit, mundën 4-0 Galatasaray-in në supersfidën e javës së gjashtë në Superligën turke.

Supersfida në “Papara Park” u zhbllokua që në minutën e 4-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Mustafa Eskihellac, Mohamed Salah që mori topin nga më shumë se mesi i fushës, eci i vetëm drejt portës kundërshtare dhe e dërgoi atë në rrjetë.

Në minutën e 39-të, ishte Noah Saviolo që shënoi golin e dytë për Trabzonspor. Portugezi shënoi me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Salah.

Në minutën e 44-të, Salah shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Trabzonspor, pas asistit të mrekullueshëm të Franculino Dju, i cili pasi i “vodhi” topin kundërshtarit, pasoi për egjiptianin. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për Trabzonspor.

Në minutën e 80-të, kundërsulm perfekt i vendasve dhe vjen goli i katërt. Shënon sërish Salah, që vulos kështu tregolëshin e tij. Galatasaray e mbyll takimin me 10 lojtarë, pas kartoni të kuq të Lesley Ugochukëu, në minutat e fundit, për faull të rëndë ndaj kundërshtarit.

Pka minuta më parë, ishte ndëhskuar me karton të kuq edhe Ozan Tufan, trajneri i Galatasaray-it, për shkak protestash ndaj arbitrit.

Trabzonspor fiton 4-0 dhe ngjitet në vendin e 5-të me 10 pikë. Galatasaray mbetet momentalisht në krye me 13 pikë. Ernest Muçi luajti rreth 60 minuta këtë takim dhe pati një perfomancë mesatare.

SHIKOGOLAT

Teilen: