Përfaqësuesja e Zvicrës është vetëm një fitore larg sigurimit të kualifikimit në Kampionatin Evropian 2024.
“Helvetikët” mund ta sigurojnë plasmanin në Evropian vetëm nëse triumfojnë ndaj Përfaqësueses së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Zvicra dhe Kosova takohen të shtunën në Bazel, në ndeshjen e parafundit të ciklit kualifikues për Euro 2024.
Kjo ndeshje pritet të jetë me emocione të përziera edhe për dy futbollistët e Zvicrës që janë me prejardhje nga Kosova.
Kësisoj, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do iu duhej fitorja ndaj Kosovës për të arritur objektivin.
Në anën tjetër, edhe Kosova vetëm me tre pikësh mund të mbaj gjallë shpresat minimale për kualifikim.
Xhaka e Shaqiri pritet të jenë startues në takimin e të shtunës kundër “Dardanëve”.
Zvicra është e para në Grupin I me 16 pikë, po aq sa Rumania e dyta. Kosova zë vendin e katërt me 10 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/