Thursday, 2. July 2026
Futboll

Spanja e ka të vështirë ndaj Austrisë, por mjafton Oyarzabal (video)

GS 02/07/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e parë mes Spanjës dhe Austrisë është mbyllur 1-0 për spanjollët, në sfidën që po luhet në “SoFi Stadium” në Los Angeles.

Në minutën e 30-të, Marc Cucurella gjeti golin pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit, por që u anullua për faull të Pau Cubarsit, ndaj portierit të Austirsë, Alexander Schlager.

Në minutën e 33-të, Spanja i afrohet goli, por goditja e Mikel oyarzabal ndalet në mënyrë mjeshtërore nga Schlager.

Sfida u zhbllokua në minutën e 36-të, ku pas një aksioni model të Spanjës dhe asistit të Cucurella, ishte Oyarzabal i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të lehtë me të majtën brenda zonës. Ky është goli i tretë për Oyarzabal në këtë Botëror.

Në minutat shtesë, Spanja iu afrua golit të dytë. Fillimisht goditja e dënimit nga Alex Baena u ndal nga travers, ndërsa Yamal kishte shansin të dërgonte topin në rrjetë, por Schlager bëri një tjetër super pritje. Pjesa e parë, mbyllet 1-0 për Spanjën.

Teilen: