Saturday, 19. September 2026
Futboll

Spektakël në Londër në sfidën mes Tottenham dhe Aston Villa. Emery i gëzohet fitores së parë, De Zerbi duhet të presë ende (video)

GS 19/09/2026 1 Min. Lesezeit

Tottenham dhe Aston Villa kanë dhuruar spektakël në përballjen e tyre të luajtur në Londër, ku fitoi 2-3 ekipi mik i drejtuar nga Unai Emery.

Sfida u zhbllokua në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, ku blerja e verës Johan Manzambi kaloi miqtë na avantazh. Në minutën e 67-të, Nicolas Jackson shënon një gol tejet të bukur, pas asistit të Manzambi dhe i jep avantazhin e dyfishtë Aston Villa-s. Në minutën e 79-të, ishte Emiliano Buendia që shënoi një gol spektakolar me një goditje fantastike nga distanca.

Në minutat e mbetura, Tottenham reagoi duke shënuar dy gola me Cono Gallagher 86′ dhe Jan Paul van Hecke 90+8′. Nuk kishte më kohë për më shumë. Aston Villa fiton 2-3 dhe i gëzohet fitores së parë për këtë sezon, Tottenham duhet të presë akoma për të marrë tre pikët e para të sezonit.

SHIKOGOLAT

Teilen: