Friday, 3. July 2026
Futboll

Vinicius vazhdon të heshtë, Real Madrid humb durimin! A do shitet në verë?

GS 03/07/2026 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e Vinicius te Real Madrid është në pikëpyetje, pasi sulmuesi brazilian ende nuk ka marrë një vendim për rinovimin e kontratës.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, nëse ai vendos të largohet nga “Santiago Bernabeu”, vetëm pesë klube konsiderohen si destinacione reale për transferimin e tij: City, Chelsea, PSG, United dhe Liverpool.

Kontrata aktuale e brazilianit skadon në verën e vitit 2027, por negociatat për zgjatjen e saj kanë ngecur. Kjo situatë ka shqetësuar drejtuesit e klubit.

Nëse sulmuesi nuk jep një reagim pozitiv, klubi spanjoll mund të detyrohet ta shesë brazilianin që këtë verë.

Teilen: