• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Yjet” e NBA nuk zhgënjejnë

01/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Diskutimet vazhdojnë, madje shumë të ethshme. A është kjo skuadra më e mirë amerikane e basketbollit në histori, madje më e mirë se “Ekipi i Endrrave”, fitues i medaljes së artë në “Barcelona 1992”?

Vlerësimet janë relative, por e sigurt është që edhe kjo skuadër që përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës në basketboll po shkon drejt objektivit madhor në “Lojrat Olimpike” të Parisit.

LeBron Xhejms, Kevin Durant, Entoni Devis dhe yjet e tjerë të NBA morën fitoren e dytë në grup, duke mundur 103-86 Sudanin e Jugut.

Diferenca prej 17 pikësh u vendos nga klasi i disa prej basketbollistëve amerikanë, ndërsa ekipi afrikan meriton të gjitha vlerësimet për paraqitjen e shkëlqyer.

Amerikanët dominuan në periodën e parë, ndërsa sudanezët nisën të fitojnë vetëbesimin në të dytën, duke ngushtuar ndjeshëm diferencën në parket.

Port surpriza e madhe erdhi me nisjen e pjesës së dytë, ku skuadra afrikane mbylli në epërsi 21-18 periodën e tretë.

Gjithsesi endrra e tyre u shua në periodën e fundit.

Yjet e NBA vulosën fitoren dhe kalimin në raundin tjetër të turneut të basketbollit në “Paris 2024”, duke konfirmuar edhe një herë veten favoritë për medaljen e artë.

Nga ana tjetër, sudanezët lanë parketin me kokën lart dhe me Nuni Omot si shënuesin më të mirë me 24 pikë.

Për amerikanët realizuesi më i mirë ishte Bam Adebajo me 18 pikë dhe 7 topa të kapur në tabelë.

Next Post

Loriana Kuka mbyll karrierën e suksesshme në xhudo

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.